Shkoi për të rënë në gjumë si çdo natë tjetër.
Por, zgjimi nuk ishte i zakonshëm.
Në momentin kur Bahri Hyseni doli në oborr pamja në të cilën hasi e trishtoi.
Dy veturat e tij dhe pjesë të skajit të shtëpisë ishin dëmtuar rëndë.
Në atë moment kryesuesi i Bordit të Ndërmarrjes Trepa, thotë se e telefonoi policinë.
Kur këta të fundit arritën në vendngjarje, konstatuan se bëhej fjalë për një shpërthim.
Dyshimet e para janë që shpërthimi të ketë ndodhur nga një granatë dore.
Kurse Hyseni ka dyshime se e gjithë kjo ka të bëj me pozitën e tij zyrtare.
Në gjithë këtë fatkeqësi, ai thotë se kishte fat për këtë gjë.
Shpërthimi që të besohet të ketë ndodhur pas orës 1 të mëngjesit të së enjtes ishte dëgjuar nga një fqinje.
Ani se nuk pranoi të flas para kamerave, ajo thotë se nga shpërthimi i ishte lëkundur shtëpia e saj.
Kurse, nga Policia thonë se tashmë kanë nisur hetimi për secilin detaj për këtë ngjarje.
Ilmi Prekazi, zëdhënës i Policisë për Rajonin e Mitrovicës së Jugut, konfirmoi se deri më tani nuk ka asnjë të dyshuar lidhur me këtë ngjarje.
Derisa, familja Hyseni po mbesin me shpresë që autorët të gjenden.