Ministrja e Arsimit, Shkencës, Teknologjisë dhe Inovacionit, Arbërie Nagavci ka uruar të gjithë nxënësit fillimin e vitit të ri shkollor.
Ajo ka thënë se janë bëre të gjitha përgatitjet për fillimin e vitit 2023/24.
Nagavci bëri të ditur se janë duke punuar çdo ditë për të përmirësuar infrastrukturën shkollore dhe ligjore.
“Me vendosmëri po avancojmë politikat arsimore. Në bashkëpunim të vazhdueshëm më shkollat dhe prindërit si dhe me angazhimin e palodhur të mësimdhënësve rezultati dhe suksesi do të jenë të garantuara”, ka thënë Nagavci.