Ads: Merr BB VIP Falas me Premium 12 Mujore

Lajme

Tiktokerja që brenda natës u bë virale tregon se çfarë kishte postuar: Po me vjen marre!

Tiktokerja Floreta Hajdaraj, mërgimtarja e cila është lindur dhe rritur në Itali, në këtë emision, ka rrëfyer emocionet e saj kur një postim në tiktok ishte bërë virale brenda natës.

Floreta, në këtë emision ka treguar se si ka filluar aktivitetin e saj në rrjetet sociale, në veçanti në TikTok, rrjet ky që u bë mjaft i famshëm gjatë kohës sa njerëzit ishin në karantinë.

“Kur u kanë karantina, TikTok-u u kanë shumë “in”. Kur ia kam nisë me postu, kam postu vetëm shqip dhe jo italisht. E kam parë që njerëzve iu pelqejke, ende më kujtohet kur kam marrë 100 “like” dhe jam gëzuar aq shumë. Mua nuk më ka interesu sa njerëz me kanë shiku, unë gjithmonë kam dashtë me postu, qoftë edhe sikur t’i kisha 100 ndjekës. Kur u kanë karantina, kam vazhdu me postu dhe kam arritë 100 mijë ndjeksa dhe ajo ajo u kanë arritje shumë e madhe”, tregon ajo.

E pyetur se cila ka qenë video e parë e saj që është bërë virale, ajo ia kthen se po i vjen marre me tregu.

“Mu pat thy thoni dhe e pata bërë një video ku kam thënë “mu ka thy thoni”, dhe ajo u pat ba virale. Njerëzit kanë bërë hajgare me këtë send, e ajo më kujtohet që ka qenë e para. Ndërsa njëra prej të fundmeve u kanë një video që kam thënë se çfarë kushte duhet me i pasë një djalë për me pasë një lidhje me mua, dhe nuk është vetëm për mua, por besoj se për çdo femër që duhet me i pasë do standarde. U komentu shumë, kam marrë shumë urrejtje. Me ka shtyrë me i ndi pak keq”, u rrëfye Floreta.