Ushtruesi i detyrës së kryetarit të OVL-UÇK-së, Faton Klinaku, ka shkruar serish në “Facebook”.
Pas statuseve problematike, të cilat u cilësuan si kërcenim për vrasjen e kryeministrit Kurti, ai ka “kërcënuar” edhe dorën e tij, duke përmendur një thënie popullore.
Në profilin e tij në “Facebook”, ai ka pyetur se më këtë shprehje mos e ka kërcënuar dorën e tij.
“Koncentrohuni, mos folni budallallëqe! Thënie popullore: “E pres dorën e nuk vjedh”! A mos e kam kërcënuar dorën time!? I kërkoj falje publikut të gjerë që e kam vlerësuar aq lart një njeri që nuk e meriton vlerësimin tim”, ka shkruar Klinaku.