Ads: Merr BB VIP Falas me Premium 12 Mujore

Lajme

Një vajzë me shami nuk lejohet në një shkollë të Gjakovës, reagon imami Maliqi

Imami, Labinot Maliqi ka reaguar për rastin e një vajze në Gjakovë, e cila nuk është lejuar sot të vijon mësimin për shkak të bartjes së shamisë, jam në dijeni për të.

“Do të rregullohet brenda javës tjetër, inshaAllah. Ju ftoj të keni vetëpërmbajtje, dhe të mos silleni sikur jeni minoritet dhe të dobët, sepse nuk jemi të tillë. Askush nuk do të mund t’i përjashtoj vajzat nga shkollat publike të Kosovës, vetëm për shkak se ato e bartin shaminë në kokat e tyre. ASKUSH! Ligji është në anën tone”, ka thënë ai.

Ndryshe, burime të Indeksonline bëjnë të ditur se rasti ka ndodhur në shkollën “Hajdar Dushi” në Gjakovë.