Ads: Merr BB VIP Falas me Premium 12 Mujore

Lajme

Nxënësit pa libra, prindërit: Vendimi i MASHTI-it shkaktoi vështirësi

 
   

Viti i ri shkollor këtë vit nisi më ndryshe nga vitet tjera. Ky vit nxënësit i ka gjetur pa tekste shkollore të cilat shumica e prindërve ende nuk kanë mundur t’i sigurojnë.

Sipas prindërve, vendimi i Ministrisë së Arsimit për blerjen e teksteve shkollore është vendim i vonshëm dhe i gabuar.

Një prind nga Prishtina, Nikollë Uka tha se librat nuk i ka marrë ende për fëmijë, por shton se vendimi i fundit për libra ka shkaktuar telashe për prindërit.

Uka: Vendimi për libra ka shkaktuar telashe për prindërit

“Librat nuk i kemi marrë, isha më herët në një librari, të gjitha librat nuk ishin, kështu që vendosëm me hy me një librari ku janë të gjitha. Pak kjo ka shkaktuar rrëmujë, por po shpresojmë deri të hënën kompletohen fëmijët me libra dhe fillon procesi mirë e mbarë. Normal që ka shkaktuar telashe se mirë do të ishte që fëmijët të fillojnë procesin mësimor dhe t’i kenë librat, ka fëmijë që disa i kanë e disa nuk i kanë, se unë më herët isha në librari ka shumë njerëz t’u pritë, pritje të gjata të prindërve, kjo normal që shkakton telashe” tha Uka

Po ashtu, Remzi Kica theksoi se librat duhet të dërgohen në shkollë, nëse mësimi vazhdon pa libra, ai këtë e cilëson gabim të Ministrisë së Arsimit.

Kica: Shkollat pa libra, gabim i Ministrisë së Arsimit

“Mendoj se është shumë gabim, forma e vjetër ka qenë më e mirë, le të dërgohen librat në shkollë.Unë po befasohem pak edhe me ministren pse kjo formë, duhet të aplikon, ka prind që nuk dinë më aplikuar, mbi 50% sot janë pa libra… Efekti nuk do të jetë aq sa bëhet fjalë për ditën e parë, kështu që dita e parë e ka sensin të njoftimit, nëse javën tjetër fillon pa libra atëherë besoj se është gabim i madh” tha Kica

Edhe, nëna e një nxënësi, Eranda nga Prishtina tha se ka mungesë të librave si dhe çdo pagesë për fëmijët është e pamjaftueshme.

Eranda: Çdo pagesë për fëmijët në arsim është e pamjaftueshme

“Për dy tri libra kishte mungesë,po tani mendoj që për të shkolluar fëmijën edhe 500 euro do të shpenzonim sidomos kur bëhet fjalë për arsimimin e fëmijës tënd. Kanë qenë goxha gabime, por shpresoj që vitet e ardhshme të ketë përmirësime se seriozisht është ekzagjeruar pak, kjo situatë dhe mendoj se në asnjë vend të botës nuk bëhen kësi lloj gabime”, u shpreh Eranda.

S’e tekstet shkollore ende nuk i kanë marrë nxënësit dhe po pret për t’i marrë ditëve në vijim, theksoi edhe Arjeta Shabani, prind.

Shabani: Nuk i kemi marrë librat asnjë

“Materialet tjera shpenzuese, e librat ende nuk i kemi marrë, sigurisht meqenëse është dita e parë, por nuk e di deri të hënën, deri sa të dalin, nuk e di se herëve tjera i kemi marrë pa pagesë , nuk po mundem me bërë krahasim pasi që ende nuk kanë dal mjetet edhe nuk kemi dal me i marrë librat”, tha Shabani.

Ministria e Arsimit, ka marrë vendim për subvencionimin e prindërve për blerjen e teksteve shkollore.