Ads: Merr BB VIP Falas me Premium 12 Mujore

Lajme

Presidentja Osmani priti sot në takim Komitetin Paralimpik të Kosovës, të cilin e uroi për pranimin në Komitetin Paralimpik Evropian

Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani priti sot në takim Komitetin Paralimpik të Kosovës.

Me ç’rast e uroi për pranim në Komitetin Paralimpik Evropian me 37 vota pro nga shtetet anëtare.

Presidentja Osmani ka shprehur mbështetje për këtë kategori dhe ka potencuar se gjithëpërshirja e tyre, punësimi dhe jeta e dinjitetshme janë objektiv i përditshëm.

Presidentja Osmani, gjithashtu shprehu gatishmërinë t`i mbështes sportistët paralimpik edhe më tej, si dhe tha se ajo do t`ju qëndroj pranë edhe në Lojërat Paris 2024.