Ads: Merr BB VIP Falas me Premium 12 Mujore

Lajme

“Qeverisë stoike ia ka pa hajrin Kosova”, Haliti: Presioni po i bëhet edhe Serbisë nga ndërkombëtarët

 
   

“… Sa i përket masave se presioni ka qenë i paparë. Dhe aspak i balancuar sa i përket ndaj masave që janë marrë ndaj Kosovës… dihet mirëfilli që Serbia është ajo që i ka bojkotuar zgjedhjet dhe ajo që i ka i ka detyruar ata kryetarët të japin dorëheqje nga pozitat që kanë pasur dhe të tjerëve në polici, gjyqësi e prokurori. Faji ka qenë në anën e Serbisë. Ndërsa kohëve të fundit po e shohim se ia ka vlejtën qëndrueshmëria e Qeverisë sonë për shkak se situata po kthehet në favor të Kosovës”.

Situatën dhe zhvillimet e fundit politike në raport ShBA, BE me Ballkanin Perëndimor, kështu i ka cilësuar deputeti i VV-së, Enver Haliti, i cili në emisionin “FIVE” është shprehur optimist se ShBA dhe BE “po e shohin se Serbia është faktori destabiliteti në rajon”.

Haliti gjithashtu shprehet se presioni nga ndërkombëtarët është më i balancuar tani dhe po kthehet kryesisht ndaj Serbisë, pasi politika e Beogradit po tenton të destabilizojë vende të tjera në rajon.

Haliti shpreh optimizmin se SHBA dhe BE po vërejnë rolin e Serbisë si faktor destabiliteti dhe se presioni do të orientohet gjithnjë e më shumë ndaj Serbisë në të ardhmen.

“E shohim se presioni nga ndërkombëtarët është më i balancuar, ka presion edhe ndaj Serbisë dhe e konsiderojë që ditëve në vijmë do të jetë i orientuar ndaj Serbisë, pr shkak se shohim edhe zhvillimet ën rajon nëse marrim shembull Bosnjë dhe Hercegovinës dhe Malin e  Zi shohim që politika e Beogradit po e shtrin ndikim pr Kishës dhe përmes Republikës Srpska në Bosnjë që ti destabilizojë ato shtet dhe në sytë e ndërkombëtarëve po kemi lëvizje pozitive dhe po e shohin që faktori destabiliteti është Serbia. Kosova nuk e ka liberalizmin e vizave ndërsa Serbia e ka, kështu që ai kërcënim ka qenë balancuese kur është përmend edhe Kosovës. Nëse zbërthehet deklarata është e orientuar ndaj Serbisë, pr shkak se pasoje do të i kishte Serbia nëse Franca dhe Gjermania do të marrin një vendim për kthim e regjimit të vizave për shkak se Kosova nuk e ka pasur”, ka theksuar Haliti.