Në njërin prej automjeteve që drejtohej nga një shtetase, ishin dhe 3 pasagjerë të mitur, të cilët si pasojë e dëmtimeve janë dërguar në spital.
Për fat të mirë të miturit nuk kanë probleme për jetën.
Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave të aksidentit.
Njoftimi i policisë:
Tiranë/Informacion paraprak
Më datë 01.09.2023, në Kamëz, janë përplasur automjeti me drejtues një shtetase dhe pasagjerë tre të mitur, me një automjet tjetër që drejtohej nga një shtetas.
Të miturit janë dërguar në spital për kontroll mjekësor, dhe nuk kanë probleme për jetën.
Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave të aksidentit./abcnews.al