Ads: Merr BB VIP Falas me Premium 12 Mujore

Lajme

5 vjecari telefonon policinë dhe kërkon nënën që ka shkuar në qiell, polici mrekullon botën me përgjigjen e tij

Humbja e një prindi është padyshim një nga dhimbjet më të mëdha për një fëmijë, duke shtuar këtu edhe vështirësinë që ai ka për të kuptuar atë që ka ndodhur.
Një histori për të cilën me siguri do të prekemi të gjithë!

Një mëngjes nëna e vogëlushit Jerry shkoi në spital për të mos u kthyer më kurrë në shtëpi dhe babai u përpoq t’i shpjegonte se ajo tashmë ndodhej në qiell por ai duke qënë se ishte vetëm 5 vjeç e pati të vështirë ta kuptonte se përse ajo nuk po kthehej ende. I shqetësuar se mos i kishte ndodhur diçka e keqe, ai një natë telefonon në polici dhe kërkon ndihmë.

Atë natë në telefon u përgjigj një polic i vjetër në punën e tij me emrim Tommy Lee, i cili fillimisht kujtoi se bëhej fjalë për një telefonatë tallëse dhe ju drejtua fëmijës me fjalët “e di që të telefonosh në polici për t’u tallur është e jashtëligjshme dhe për këtë dënohesh në gjykatë?” por gjithsesi ai i kërkoi fëmijës t’i përshkruante pamjen e nënës dhe pas fjalëve “ajo është shumë e bukur, por flokët e saj kanë çdo ditë ngjyra të ndryshme”… Ai e kuptoi se nuk bëhej fjalë fare për një shaka, bëhej fjalë për një fëmijë nëna e të cilit kishte ndërruar jetë dhe me siguri për shkak të një tumori! Kështu ai morri frymë thellë dhe filloi ta dëgjonte qetësisht.

Jerry i shpjegoi policit të gjitha ato që babai i kishte thënë, dhe nga çdo fjalë që dilte në mënyrë shumë paqësore nga goja e fëmijës, burri ndihej gjithmonë e më shumë i pushtuar nga trishtimi! Ai ishte vetë prind dhe e kuptonte trishtimin si edhe konfuzionin që Jerry ndiente, prandaj vendosi të bënte diçka për të.

Ai e këshilloi të shkruante letra dhe t’ja dërgonte nënës në qiell duke e lidhur pas një tullumbace të kuqe.

Kaluan muaj. Letrat që Jerry niste shprehnin qartë dhimbjen e tij, mungesën e nënës dhe asnjë përgjigje. Një natë Tommy ndodhej sërish në zyrën e tij, dhe ndërsa bie telefoni e kupton që ishte zëri i Jerry… Ai ishte i dëshpëruar sepse nëna nuk i kishte kthyer përgjigje për shumë muaj.

Burri e ruajti qetësinë dhe i premtoi se shumë shpejt nëna do të mund t’i shkruante sepse ndoshta ndodhej në një udhëtim dhe kjo e vështirësonte pak punën. Ai i kërkoi të priste dhe ndërkaq bisedoi me të gjithë të afërmit, mësuesit e Jerry për të mbledhur sa më shumë detaje rreth tij dhe jetës që bënte.

Ndërsa Jerry një ditë qëndronte i trishtuar në shtëpi, shikon një eskortë policie që afrohej drejt shtëpisë së tij, varur sipër makina dhe motorave kishte një morri tullumbacesh të kuqe! Tommy i shpjegoi djalit të vogël se të gjitha këto ishin nga nëna e tij, se ajo ishte tepër e lumtur për letrat që kishte marrë dhe se dëshironte që ai t’i dërgonte të tjera, sa më shumë! Ai madje kishte edhe një letër për vogëlushin në të cilën “nëna” shkruante se ishte tepër e lumtur me ecurinë e tij në shkollë, me arritjet e tij, se ishte shumë e lumtur që e kishte atë djalë, nuk la pa përmendur asnjë detaj në mënyrë që djali të ndihej sa më pranë nënës së tij.