Ads: Merr BB VIP Falas me Premium 12 Mujore

Lajme

“I vetmi që më…”- Dashuri apo miqësi? E vërteta e lidhjes së Krist Aliajt me Dea Mishel, çfarë po ndodh mes dy ish-banorëve të Big Brother Vip

Krist Aliaj festoi së fundmi ditëlindjen e tij të 32-të në një nga plazhet e Jugut në Shqipëri.

Krah tij në këtë ditë të veçantë ishte dhe Dea Mishel. Kjo e fundit i bëri edhe një urim të ëmbël publik, duke nxitur kështu edhe më shumë aludimet e javëve të fundit se Kristi dhe Dea mund të jenë në një lidhje.

Por, këto spekulime dyshja i ka shuar në Instagram. Fillimisht, Kristi ka publikuar një foto me Dean, duke shkruar se ata janë thjesht miq që gëzojnë respekt për njëri-tjetrin. Madje, ai zbulon se ka një marrëdhënie me dike tjetër.


“Thjesht për të pastruar thashethemet, unë dhe Dea nuk jemi çift. Ne jemi miq që e respektojmë njëri-tjetrin dhe kënaqemi kur jemi bashkë. Ne u takuam në vendin më të çuditshëm dhe ndihmonim njëri-tjetrin kur gjërat bëheshin të vështira. Miqësi dhe respekt të pastër mes nesh. Unë kam marrëdhënie me dike tjetër. Faleminderit! Dea vazhdo shkëlqe!”.

Teksa e ka rishpërndarë postimin e tij në “Instagram”-in e saj, Dea shkruan se Kristi ka qenë disa herë i vetmi person që i ka qëndruar pranë dhe nuk do e harrojë kurrë këtë.

Ndër të tjera ajo shprehet: “Nuk e di pse duhet ta shpjegojmë këtë çdo herë që postojmë diçka apo dalim bashkë. Disa njerëz sillen sikur nuk kanë miq të gjinisë tjetër. Ne u takuam në rrethana që unë nuk e mendoja që do krijoja një miqësi të vërtetë, sidomos për faktin që jam shumë përzgjedhëse me njerëzit që kam në jetën time.

Në atë botë të çuditshme, për probleme që tani më duken të vogla, po atëherë më përfshinin plotësisht, Kristi ka qenë disa herë i vetmi njeri që më ka qëndruar afër dhe unë këtë nuk do e harroj kurrë. Edhe jashtë i ka qëndruar fjalës së tij, pavarësisht lëmshit mediatik, duke treguar integritet. Jam kaq mirënjohëse. Jam e lumtur për çdo hap të jetës tënde”.