Ads: Merr BB VIP Falas me Premium 12 Mujore

Lajme

Gjykata Speciale: Thaçi në Kosovë për vizitë tek familja

Gjykata Speciale në një komunikatë për media ka bërë të ditur se paneli i Gjqytarëve ka aprovuar një vizitë të ish-presidentit Hashim Thaçi tek familja e tij në Kosovë.

Kjo vizitë sipas Speciales është realizuar për shkaqe humanitare.

“Për arsye detyruese humanitare, Trupi Gjykues ka udhëzuar Sekretarin që të menaxhojë një vizitë paraburgimi në Kosovë për Hashim Thaçin për takim me familjen”, kanë shkruar në njoftim.

Tutje kanë sqaruar se ish-presidenti Hashim Thaçi vazhdon të mbetet në paraburgim në Dhomat e Specializuara.

Për këtë vizitë, Specialja është suportuar nga Policia e Kosovës dhe EULEX-i

“ I akuzuari mbetet në paraburgim dhe në paraburgim nga Dhomat e Specializuara. EULEX-i dhe Policia e Kosovës po mbështesin Dhomat e Specializuara të Kosovës”, përfundon njoftimi.