Kërcënimi i fundit i bërë ndaj kryeministrit Albin Kurti, ishte nga kryetari i OVL-së, Faton Klinaku.
Ai mes rreshtash kishte shkruar “Më parë e vras Albin Kurtin sesa që ia lëshoj rrugën e iku nga Kosova”.
Për këtë ka pasur reagime të shumta.
Opinionisti Agim Vuniqi ka kritikuar veteranët për të cilët ka thënë se për të gjitha gjërat e këqija që i kanë ndodh Kosovës, ata kanë qenë në gjumë.
Ai madje, përmes një fotoje ka listuar gjitha atë gabime që iu bënë Kosovës, e ata heshtën.
Foto: Facebook
Ndër to shkruan se, ku ishin veteranët kur u nënshkrua Zajednica, kur u themelua Gjykata Speciale, kur u dha tokë me demarkacione e shumë të tjera.
“Sot, kur të gjithë ata që ia bënë Kosovës këto ranë prej pushteti, veteranët u çuan”, shkruan ai.