Kryetari i Partisë Socialdemokrate, Dardan Molliqaj ka thënë se do të donte një ballafaqim politik me kryeministrin, Albin Kurti.
Molliqaj në një intervistë ka thënë se në disa çështje pajtohet me kryeministrin Kurtin.
Ai ka treguar se është pajtuar me qeverinë që nuk i ka dhënë 30% të Trustit për qytetarët e Kosovës, duke thënë se do ta dëmtonte pensionet në pleqëri.
Molliqaj ka treguar se është pajtuar edhe me premtimin e qeverisë për ndërtimin e 150 çerdheve, si edhe me premtimin për banimin e përballueshëm apo banimin për çiftet e reja.
“Ka pasur dy ose tre cështje që jemi pajtu, ne jemi pajtua që mos të jepet fondi pensional 30% qytetarëve të Kosovës, sepse ishim të vetëdijshëm që kjo krizë kalon disi, me vështirësi, qeveria ka mundur me marrë veprime të tjera, por nëse i jepte kursimet pensionale, pensionet tona do të dëmtoheshin seriozisht në pleqërinë e secilit prej neve, ose ne jemi darkod për çerdhet publike, ato nuk po ndërtohen kanë qenë të parapara 150 sosh, nuk është ndërtu asnjë deri sot, por parimisht pajtohem me këtë çështje, ose ta zëmë atë që është quajtur banimi i përballueshëm, apo banimi për çiftet e reja kishte me qenë interesant për me i zvogëlu numrin e njerëzve që po donë me e leshu Kosovës, kryesisht të rinjtë.” – ka thënë Molliqaj.