Marsela Pushani ka dëshmuar se nuk ka dashur ta vrasë të motrën, por ka vepruar në kushtet e vetëmbrojtjes.
Sipas saj, e motra prej më shumë se 10 vitesh ishte e alkoolizuar dhe problematike.
Dy motrat jetonin në të njëjtën banesë bashkë me të ëmën.
Mëngjesin e djeshëm, sipas Marselës, dy motrat kanë pasur debat të vazhdueshëm pasi i kërkonin që të linte alkoolin.
Fillimisht Amanda ka marrë thikën dhe ka kërcënuar të motrën dhe nënën e saj se do t’i vriste.
Marsela ka treguar më tej se situata është tensionuar dhe ka vepruar në kushtet e vetëmbrojtjes. E arrestuara është me profesion mësuese.