Zëdhënësi i BE-së Peter Stano, mbrëmë ka deklaruar për mediet serbe se është shumë e rëndësishme që zgjedhjet në komunat në veri duhet të organizohen sa më shpejtë, ndërsa serbët duhet të marrin pjesë në to pa kushte.
“Kur flitet për zgjedhjet në veri, ndonëse ato që u mbajtën për kryetar në prillin 2023 ishin në përputhje me kuadrin ligjor të Kosovës, qartë kemi thënë se për shkak të daljes së ultë të qytetarëve nuk ofruan zgjidhje afatgjatë politike. Prandaj është me rëndësi që sa më parë të organizohen zgjedhjet lokale, ku serbët do marrin pjesë pa asnjë kusht”, deklaroi Stano.
Zëdhënësi i BE-së ka shtuar se këto zgjedhje duhet të mbahen në përputhje me marrëveshjen për de-eskalimin e tensioneve në veri.
“BE nënvizon deklaratën e përfaqësuesit të lartë evropian nga 3 korriku, ku nga Kosova dhe Serbia kërkohet që të ndërmerren masa për qetësimin e situatës në komunat në veri, të përmbahen nga cilido hap i një anshëm dhe i pakoordinuar dhe Kosova për këto parime u zotua në takimin në Bratisllavë”, theksoi Stano.
Siç dihet përfaqësuesi i lartë evropian Borel ka ftuar liderët e dy vendeve Vuçiç e Kurti në takimin e nivelit të lartë në Bruksel me 14 shtator, ku priten hapa konkret në shtensionimin e situatës dhe hapjen e rrugës së zbatimit të marrëveshjeve të arritura për normalizimin e raporteve mes dy vendeve.