Policia e Gjirokastrës ka vënë në pranga një 43-vjeçar, pasi dyshohet se ka ngacmuar seksualisht një të moshuar. Sipas policisë, në pranga ka rënë shtetasi A. H, pasi ndaj tij është bërë një denoncim nga një 74-vjeçare.
Ndërkohë po në Gjirokastër, ka rënë në pranga një 50 vjeçar, pasi dyshohet se ka ushtruar dhunë ndaj ish-bashkëjetueses së tij.
“Specialistët e Seksionit për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Gjirokastër arrestuan në flagrancë shtetasin K. R., 50 vjeç,banues në Gjirokastër, pasi dyshohet se ka ushtruar dhunë ndaj ish-bashkëjetueses së tij.
Po nga këto struktura u referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetasin A. H., 43 vjeç, banues në Gjirokastër, pasi ka kallëzuar një 74-vjeçare se shtetasi A. H. e ka ngacmuar seksualisht, në banesën e saj.
Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Gjirokastër, për veprime të mëtejshme”, njofton policia.