Ads: Merr BB VIP Falas me Premium 12 Mujore

Lajme

Mbi 20 të vdekur nga sulmet ajrore në kryeqytetin e Sudanit

Të paktën 20 persona, në mesin e tyre dy fëmijë, janë vrarë nga një sulm ajror në kryeqytetin e Sudanit, Khartou,  raporton BBC.

Shumica e viktimave të sulmit, në lagjen Kalakla al-Qubba në jugperëndim të Khartoumit, janë varrosur nën rrënoja, kanë thënë aktivistët.

Ushtria e Sudanit dhe paraushtarakët e RSF-së kanë luftuar që nga prilli për të marrë kontrollin e Khartoumit. Qindra persona kanë vdekur deri më tash.

Ministria e Shëndetësisë e Sudanit ka thënë se më tepër se 1100 persona kanë vdekur në gjithë shtetin, por shifrat pretendohet se janë dukshëm më të larta.

Shumë civilë janë zënë mes dy zjarreve. Afro 2.2 milionë janë zhvendosur brenda Sudanit dhe rreth gjysmë milionë janë strehuar në shtetet fqinje, siç është njoftuar nga Kombet e Bashkuara.

Tags: