Blerim Sallahu, zëvendësministër i Drejtësisë, vlerëson se njerëzit që janë vënë në mbrojtje të buxhetit të shtetit dhe interesit publik, po arrestohen. Teksa personat që sipas tij i kanë shkaktuar dëm buxhetit të shtetit, nuk po arrestohen.
Ai ka përmendur emrat e dy ish-zyrtarëve të lartë. Ish-drejtorin e Telekomit Agron Mustafa dhe ish-ministrin Pal Lekaj, për të cilët thotë se nuk janë arrestuar.
Postimi i tij i plotë:
S’ka arrestim për Agron Mustafën për dëmin që pretendohet që ia ka shkaktuar buxhetit të shtetit prej 7 milion euro.
S’ka arrestim për Pal Lekajn për dëmin që pretendohet që ia ka shkaktuar buxhetit të shtetit prej 53 milion euro.
Por, ka arrestime të personave që janë vënë në mbrojtje të buxhetit të shtetit dhe interesit publik.