Pak orë më parë, një qytetar ka gjetur kuletën e një 19-vjeçari në aeroportin e Prishtinës “Adem Jashari”.
Kuleta brenda posedonte një shumë të konsiderueshme parash dhe disa dokumente.
Pas gjetjes së saj, qytetari i ka bërë thirrje të gjithë atyre që e njohin 19-vjeçarin, ta lajmërojnë duke e kontaktuar në mesazh privat.
“Sot, rreth orës 20:30, në aeroportin e Prishtinës, e kam gjetur kuletën e Enes Kryeziut me date te lindjes 25.11.2004, me dokumentet dhe paratë.
Ju lutem, nëse dikush e njeh Enesin, të më lajmërojë dhe të më kontaktojë në mesazh privat”, shkroi ai në grupin “Network Prishtina”.
Kuleta e humbur