Ish-kryenegociatori Avni Arifi është shprehur skeptik që në një të ardhme të afërt të ketë marrëveshje finale me Serbinë.
Dhe se për këtë thotë se Serbia nuk ka interesim.
“Duket se të gjitha prognozat janë të zymta, Serbia nuk e ka interesimin e arritjes së marrëveshjes, nuk është e interesuar të ketë zgjedhje në veri, nuk është e interesuar që të ketë Asociacion të komunave, ata kryesisht po përpiqen që të shtyjnë procesin posaçërisht të kalojnë te viti zgjedhor në SHBA dhe BE dhe të mos ketë asgjë as këtë vit, por as në vitin tjetër”, është shprehur ai.
Ndërsa, e pranon që Kosova është në një pozicion më të vështirë.
“Ne jemi në një pozicion shumë më të vështirë sepse arritja e marrëveshjes është interes direkt i Kosovës, pozicioni ekonomik në përgjithësi në Kosovë është bukur depresiv ku një pjesë e madhe e të rinjve po e lëshojnë Kosovën dhe më e keqja tash e reja është se ne kemi tash sanksione, masa të cilat gradualisht do të shihet që do të kenë efekt në jetën e përditshme të qytetarëve të Kosovës”, ka thënë ai.