Profesori dhe veprimtari politik nga Istogu, Qerim Rexhaj, është ndarë sot nga jeta.
Lajmin e ka bërë të ditur Lëvizja Vetëvendosje.
Rexhaj kishte qenë anëtar i LVV, teksa familja e tij ka njoftuar se ceremonia e varrimit do të mbahet në orën 17:00, në varrezat e fshatit Cerrcë.
“Me pikëllim të thellë morëm lajmin e hidhur për ndarjen nga jeta të veprimtarit, aktivistit, intelektualit e profesorit Qerim Rexhaj”, tha LVV-ja, Qendra në Istog.