Mjeku me famë botërore, nobelist në fiziologjinë e mjekësisë, Ferid Murad ndërroi jetë ditën e djeshme.
Murad, ishte mjek njohur botërisht, ndërsa me prejardhje është nga qyteti i Gostivarit.
Ikja nga kjo botë e personalitetit të shquar shqiptar me famë botërore, ka lënë të pikëlluar familjar, miq e dashamirë të shumtë.
Ndër personat e njohur dhe me ndikim në botën shqiptare, të cilët kanë reaguar pas vdekjes së Ferid Murad, është edhe biznesmeni, filantropi e intelektuali shqiptar, Lazim Destani, shrkuan “Kosovarja”.
Destani, ka lënë një mbishkrim në rrjete sociale, ku thotë:
“Me dhembje e mora lajmin mbi ndarjen nga jeta të nobelistit shqiptaro-amerikan, Ferid Murad. Në këto çaste të vështira për familjen e të afërmit e tij, ju shpreh ngushëllimet e mia më të ndjera. Shkencëtari Ferid Murad, njeriu që kam pasur fatin ta takoj, sado që lindi e jetoi në Amerikë ai kurrë nuk e harroi Gostivarin dhe vendin e të parëve të tij. Krenohemi me figurat e këtilla kombëtare që i dhanë shumë njerëzimit dhe lartësuan imazhin e vendit të origjinës.
Në paqe u prehtë shpirti i Tij!”.
Ferid Murati lindi më 14 shtator të vitit 1936 në Ëhiting, Indiana, ShBA, është studiues shqiptaro-amerikan i mjekësisë, fitues i Çmimit Nobel për mjekësi në vitin 1998. Mban titullin Doctor Honoris Causa në Universitetin e Evropës Juglindore dhe ne Universitetin e Tiranës./Kosovarja/