Deputetja e Lëvizjes Vetëvendosje, Arbëreshë Kryeziu Hyseni, i ka reaguar deputetit të LDK-së, Driton Selmanaj, pasi ky i fundit po ia numëron ditët që Qeveria e Kosovës po i kalon nën sanksione.
Kryeziu-Hyseni në reagim ka treguar se ndodhet bashkë me Selmanajn në Estonin në një forum për transparencë në Kuvend. Ajo ka thënë e atje është edhe kryeministri Kurti, që sipas saj u duartrokit pas një fjalimi që ka pasur atje.
Ajo ka përmendur edhe takime me kryeministren e Estonisë Kaja Kallas ndërkohë që ka përmendur se Kurti do të ketë takim edhe me Departamentin e Shtetit Amerikan, pa e specifikuar se me kënd.
“Super sanksione koleg”, ka shkruar ajo me ironi.
“Jam në Estoni bashkë me Driton Selmanajn, si përfaqësues të Forumit për Transparencë në Kuvend.Këtu është edhe Kryeministri Kurti i cili pas fjalimit të tij që pati duartrokitje të gjata, takoi Kryeministren e Estonisë, Kaja Kallas, Presidentin e OGP, Sanjay Pradhan, pas drekës së shtruar nga Ministri i Punëve të Jashtme, Margus Tsahkna, do të ketë takim edhe me Departamentin e Shtetit Amerikan.Super sanksione koleg!”, ka shkruar deputetja e VV-së.