Ads: Merr BB VIP Falas me Premium 12 Mujore

Lajme

Haziri i kundërpërgjigjet Konjufcës: LDK po rikthehet, në zgjedhje garojmë vetëm për vendin e parë

Nënkryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lutfi Haziri, ka thënë se kjo parti është e gatshme për zgjedhje, duke thënë se tashmë e kanë edhe programin e edhe projeksionin buxhetor.

“Nesër nëse ka vullnet ne shkojmë në zgjedhje, edhe e kemi programin edhe projeksionin buxhetore”, ka thënë Haziri në DPT te Fidani.

Haziri ka thënë se LDK-ja garon vetëm për vendin e parë, duke iu kundërpërgjigjur kështu deklaratës së Kryeparlamentarit Glauk Konjufca, i cili mbrëmë tha se edhe nëse ka zgjedhje, gara do të jetë për vendin e dytë.

“Ne jemi LDK, një LDK e cila po rikthehet. Rikthimi i vogël veçse ka ndodhë në pushtet lokal, e rikthimi i madh do të ndodhë në qeverisje. LDK-ja garon vetëm për vendin e parë. Ne e kemi identifiku fajin tonë pse kemi dalë parti e dytë e tretë. Sipas sondazheve, LDK-ja është rikuperu”, shtoi Haziri.