Drejtori ekzekutiv në Institutin e Kosovës për Drejtësi (IKD), Ehat Miftaraj, tha se Kosova është po shihet si një pikë e zezë në hartën e botës nga shtet e Bashkimit Evropian (BE) dhe shtet e tjera, për shkak të masave ndëshkuese që i janë vendosur nga BE-ja tash e sa muaj.
Sipas tij, nga këto masa të vendosura nga vendet evropiane, Qeveria e Kosovës nuk është ftuar në takime nga institucionet e BE-së për të diskutuar për kapitujt e caktuar që lidhen me integrimin Evropian.
Miftaraj tha se kjo situatë do të duhej që të ishte alarm për qeverinë e udhëhequr nga Albin Kurti, ku sipas tij, në vend që të diskutohet për hapat integrues në BE, është duke u diskutuar për heqjen e masave ndëshkuese nga BE-ja.
“Pa pikë dyshimi që do të ishte alarm për Qeverinë Kurti, për gjithë ministrat në Qeverinë Kurti, për Lëvizjen Vetëvendosje sepse në vitin 2023, në vitin e tretë të qeverisjes Kurti kur do të duhej sot të bënim bilancin se ku është Kosova në procesin e integrimit Evropian, sot po flitet do të thotë se si t’i heqin masat ndëshkuese nga BE të vendosura ndaj Kosovës”, tha ai.
Sipas Miftarjat vetë kryeministri Kurti ka deklaruar se nga këto masa dëmi që ju është shkaktuar Kosovës është 500 milion euro.
“I kemi fushat që kanë të bëjnë me ndihmën financiare që jep BE-ja ndaj Kosovës, vetë kryeministri Kurti ka përmendur se janë diku afërsisht do të thotë, dëmi që iu ka shkaktuar Kosovës është 500 milionë euro. Po pjesa besoj më e rëndësishme ku është një regres i jashtëzakonshëm është integrimi Evropian. Sot kur do të duhej të flisnim në cilën fazë është marrëveshja për stabilizim asocim, ku është aplikacioni i Kosovës për integrim në BE. Të gjitha këto kanë shënuar regres dhe kryesisht tema debati është se a do të hiqen masat ose jo”, tha ai për EO.
Drejtori i IKD-së theksoi se nga këto masa të vendosura, Kosova është dukë u parë si një pikë e zezë nga shtet e BE-së dhe shtete e tjera të cilat janë duke hezituar të investojnë në shtetin i cili është nën masa ndëshkuese nga BE-ja.
“E kemi parë që kryeministri Kurti kryesisht ministrat e kësaj qeverie po ftohen në disa forume të cilat kanë karakter dytësor mund të themi, që kanë interes për integrimin e Kosovës në BE. Kemi parë që kemi shumë pak takime të ministrave të qeverisë Kurti me institucionet e BE-së është ulur niveli i takimeve kryesisht me deputete të Kuvendit të Kosovës të cilët fatmirësisht nuk janë subjekt i sanksioneve nga BE-ja. Ne si IKD por edhe OJQ e tjera mund të them që së paku në 7-8 muajt e fundit nuk kemi pranuar as një ftesë që kanë të bëjnë me takimet që kemi pasur të rregullta jo vetëm ne por edhe qeveria e Kosovës me institucionet e BE-së për kapitujt e caktuar të plotësimit të kritereve që lidhen me integrimin Evropian dhe shumë fusha të tjera të cilat mund të them që Kosova sot po shihte si një pik e zezë nga BE-ja por edhe nga shtetet e tjera të cilat në një farë mënyre hezitojnë të investojnë një shtet sikur se është Kosova e cila është nën masa ndëshkuese nga BE-ja”, tha ai.