Ads: Merr BB VIP Falas me Premium 12 Mujore

Lajme

Agusholli i VV-së për deklaratën e Haxhiut: Një e pavërtetë e madhe – s’votoj për Kodin Civil

Ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu, ka thënë sot se Kodi Civil do të kalojë këtë vit në Kuvend dhe se i kanë edhe votat e deputetëve të VV-së që kanë qenë kundër këtij ligji.

Lidhur me këtë ka folur Gramos Agusholli, njëri nga deputetët e Lëvizjes Vetëvendosje që ka votuar kundër Kodit Civil.

Ai thotë se nuk do ta votojë atë dhe se nuk beson se ky ligj do të kalojë këtë vit në Kuvend.
“Po e përsëris hiç nuk e besoj se do të vijë këtë vit Kodi Civil, po edhe nëse vjen në versionin ashtu siç ka qenë, atëherë ai nuk votohet prej meje”, shprehet ai.

Lidhur me deklaratën e ministres, deputeti thotë se ajo ka thënë një të pavërtetë të madhe.“Nëse ka thënë Ministrja se deputetët të cilët s’e kanë votuar tash do ta votojnë, atëherë mund të them se ka thënë një të pavërtetë të madhe”, deklaron Gramos Agusholli.