Një tërmet i fuqishëm ka goditur Marokun, duke lënë të vdekur qindra persona dhe ndërtesa të shkatërruara.
Sipas Shërbimit Gjeologjik të ShBA’së, magnituda e këtij termeti ishte 6.8 dhe kishte epiqendrën në Malet Atllas. Ministri i Punëve të Brendshme të Marokut ka thënë se së paku 296 persona kanë vdekur më provicën afër epiqendrës së tërmetit, raporton The Guardian.
153 të tjerë kanë mbetur të lënduar, të cilët po trajtohen nëpër spitale.
Një zyrtar lokal ka thënë se shumica e vdekjeve ishin në zona malore dhe se ishte vështirë depërtimi.