Të paktën 632 persona kanë vdekur, sipas një raporti paraprak nga ministria e brendshme e Marokut, si pasojë e tërmetit të fuqishëm që ka ndodhur mbrëmë, raporton BBC.
Televizioni i Marokut thotë se numri i të vdekurve nga tërmeti ka arritur mbi 600 dhe se 329 persona janë lënduar.
Tërmeti i fuqishëm ishte me magnitudë 6.8 ballë dhe ndikimi i tij u ndje në qytete në të gjithë Marokun.
Tërmeti ndodhi pas orës 23:00 me kohën lokale (22:00 GMT) në një thellësi të cekët, rreth 71 km (44 milje) në jug-perëndim të Marrakeshit.
Marrakesh – një qytet historik shumë i dashur nga turistët, duket se është goditur keq, me imazhe të rrënojave që shfaqen në rrugë dhe njerëz të detyruar të kampojnë jashtë.
Gjithashtu, raportohet se shkaku i tërmetit ka pasur edhe ndërprerje të energjisë elektrike.
Tutje media botërore raporton se njerëzit kanë mbetur të bllokuar nën ndërtesa të rrënuara dhe spitalet lokale thuhet se kanë përjetuar një fluks të ardhurish.
Udhëheqësit indianë dhe gjermanë janë mes atyre që shprehin ngushëllime për viktimat./teve1.info/