Komediani dhe imituesi Mike Yarwood ka vdekur në moshën 82-vjeçare, ka njoftuar Royal Variety Charity.
Në një postim të shpërndarë në X (ish-Twitter) dhe Facebook, organizata ndau një foto të Yarëood duke takuar mbretëreshën e ndjerë Elizabeth II ndërsa shkruante: “Jemi thellësisht të pikëlluar për të njoftuar vdekjen e komedianit dhe imituesit legjendar, #MikeYarwood”.
“Mike lë pas një zbrazëti të madhe në industrinë e argëtimit. Ngushëllimet tona më të thella familjes së Majk, miqve dhe fansave të tij të shumtë”, thuhet më tej në postim.
I lindur më 14 qershor 1941 në Bredbury, Cheshire, Yarëood u bë një emër i njohur në vitet 1960 dhe 1970 me përshtypjet e tij për njerëzit duke përfshirë politikanë të profilit të lartë dhe të famshëm.
Duke folur për trashëgiminë e të ndjerit, Royal Variety Charity deklaroi: “Mike Yarwood u ngrit shpejt për aftësinë e tij të jashtëzakonshme për të imituar zërat dhe sjelljet e personaliteteve të panumërta dhe figurave publike”.
Talenti i tij për imitim solli buzëqeshje në fytyrat e miliona njerëzve dhe aftësia e tij unike për të kapur thelbin e subjekteve e bëri atë një ikonë në botën e komedisë.
Komediani luajti në disa shfaqje televizive përfshirë: “Will the Real Mike Yarwood Stand Up?”, “Look: Mike Yarwood” dhe “The Mike Yarwood Show”.
I njëjti vdiq në spital të premten më 8 shtator.
Artisti i famshëm kishte dy vajza me ish-gruan e tij, balerinën Sandra Burville.