Ads: Merr BB VIP Falas me Premium 12 Mujore

ShowBizzz

Pas “trinomit” të dashurisë me Donaldin e Borën dhe përplasjeve me Dafina Zeqirin, Beatrix Ramosaj lë pas sherret, largohet nga Shqipëria! Ja ku po qëndron këngëtarja

Që pas futjes së saj në “Big Brother”, jeta e Beatrix ndryshoi totalisht. Ishte lidhja e pak më vonë ndarja me Donaldin, që e vuri këngëtaren në qendër të mediave, por jo vetëm. Megjithatë, nëse ka diçka të mirë që pasoi e gjithë zhurma, ishte pikërisht karriera e saj.

Fill pas eksperiencës në “Big Brother” dhe zhgënjimit në dashuri, ajo iu rikthye muzikës. Menjëherë ajo publikoi disa këngë, që për fansat u shndërruar menjëherë në të preferuara. Megjithatë, pas disa angazhimeve, ajo u shkëput sërish. Përgjatë gjithë kësaj kohe, Beatrix ka zgjedhur të jetë e distancuar si nga daljet publike, ashtu edhe nga rrjetet sociale.

Megjithatë, këngëtarja ka vendosur të ndryshojë pak klimë. Prej gati 1 muaji, ajo është larguar drejt SHBA-së. Postimet e saj në rrjetet sociale tregojnë se ajo gjendet në New York, ku edhe nuk i ka kursyer pozat ku shfaqet në formë. Nuk e dimë nëse ky largim i saji është përfundimtar, apo ajo ka zgjedhur të shkëputet pak nga vendi ynë, për të shijuar disa pushime të gjata.

Ajo që me siguri dimë, është fakti se Trixa po kalon një kohë shumë të mirë në kontinentin tjetër, ku edhe postimet në rrjetet sociale kanë qenë më të shpeshta. Ndryshe nga artistët e tjerë shqiptarë që në SHBA shkojnë për të interpretuar për shqiptarët atje, Beatrix ka zgjedhur që edhe në New York, mos të zgjedhe të interpretojë në koncerte të ndryshme.

Ajo ka zgjedhur as mos të ndajë për ndjekësit e saj se kush e shoqëron në këto ditë të gjata pushimesh. Duket se ky udhëtim nuk ka një datë kthimi për të, duke e larguar edhe më tej nga muzika. Planet për t’u rikthyer edhe njëherë në skenë, janë zgjatur edhe më shumë për të, pikërisht nga ky udhëtim.

Por teksa gjendet shumë larg shtypit rozë, duket se lajmet e kanë ndjekur dhe në SHBA. Emri i saj u përmend sërish në media, pasi këngëtarja Dafina Zeqiri e bëri pjesë të thashethemeve, pasi e largoi nga Instagrami. Këngëtarja e njohur Dafina Zeqiri ka hequr papritur nga lista e ndjekësve Beatrix Ramosajn me të cilën më parë ato kanë pasur një raport të mirë miqësor.

E përveç kësaj, artistja ka fshirë nga kanali i “YouTube” dhe këngën e saj “Ma shumë se ti” në bashkëpunim me Dj Geek i cili së fundmi lajmëroi fansat se nuk do të ishte më pjesë e ekipit të Dafinës. Ky veprim i artistes duket se i ka rënë në sy Beatrix, e cila ka sqaruar nëpërmjet një deklarate në “InstaStory” se me Dafinën nuk ka pasur asnjë tension dhe se nga ana e saj ka vetëm respekt dhe dashuri.

Ndër të tjera në postim, Trixa shprehet se nuk ka bërë unfollow askënd, duke lënë të kuptohet se as ajo vetë nuk e ka kuptuar arsyen e këtij veprimi të Dafinës.

“Nuk kam bërë unfolloë askënd. Më hoqën nga lista e ndjekësve. Dua të sqaroj se nuk ka asgjë por vetëm dashuri dhe respekt nga ana ime. Dhe nuk ka pasur asnjëherë tension apo për të cilat jam e vetëdijshme. Por ti bëj si të duash, ik tani motër”, u shpreh ajo.Megjithatë ky nuk ka qenë “konflikti” i vetëm për të këto muajt e fundit. Të gjithë e kujtojmë përplasjen virtuale që ajo pati me Luizin pak muaj më parë. Këngëtari i njohur ironizoi duke përmendur disa emra që kanë qenë pjesë e edicionit të parë të Big Brother.

“Femrën ideale, a e di si e doja; e doja inteligjente si Beatrix, besnike si Donaldi, të sinqertë si Monika dhe të drejtpërdrejtë si Arjola”, u shpreh Ejlli.