“KRU Prishtina” ka njoftuar se të dielën duke filluar në orën 09:00 e deri në orën 15:00 në fshatin Bresje nuk do të ketë furnizim me ujë.
Sipas ujësjellësit, kjo për shkak se është planifikuar të riparohet një rrjedhje e ujit në gypin magjistral që furnizon me ujë të pijshëm pjesën e Bresjes në Fushë Kosovë.
“Ju njoftojmë se nesër më 10.09.2023 është planifikuar të riparohet një rrjedhje e ujit në gypin magjistral fi 250 mm që furnizon me ujë të pijshëm pjesën e Bresjes në Fushë Kosovë.
Nesër, e diel duke filluar nga ora 09:00-15:00 banorët e fshatit Bresje nuk do të kenë furnizim me ujë”, thuhet në njoftimin e “KRU Prishtina”, thuhet në njoftim.