Ads: Merr BB VIP Falas me Premium 12 Mujore

Lajme

Tirana oshëtin nga thirrjet: Kosova është zemra e Shqipërisë. ‘Tifozët presin fitoren e Kombëtares!

Ndeshja mes Shqipërisë dhe Polonisë duket se ka sjellë një situatë të elektrizuar në kryeqytet.

Tifozë të shumtë kanë “pushtuar” Tiranën dhe po i drejtohen stadiumit “Air Albania”, aty ku në 20:45 luhet ndeshja me Poloninë për kualifikueset e Euro 2024.

Tifozët nga Kosova oshëtijnë me thirrjet “UÇK, UÇK” dhe “Kosova është zemra e Shqipërisë”.

Nga ana tjetër tifozët janë shprehur se presin një fitore në këtë duel.

“Ndeshja del 2-1, kemi ardhur nga Divjaka, vijmë shpesh për të parë kombëtaren”, tha tifozi.

Mbështetësit kanë mbërritur edhe nga jashtë kufijve të Shqipërisë.

“Kam ardhur nga Greqia për të parë ndeshjen, dalim 3-1”.

“I thashë polakëve do dilni duarbosh nga Shqipëria, rezultati për sot do dali 3-2”, thonë tifozët.

Një vogëlush parashikoi se golat do shënohen nga Uzuni dhe Bajrami.

“Golat do shënohen nga Bajrami dhe Uzuni”.