Ads: Merr BB VIP Falas me Premium 12 Mujore

Lajme

Lajçak jep detaje nga takimi me Bislimin: Po përgatitemi me shpejtësi për takimin e 14 shtatorit

Miroslav Lajçak, emisar i Bashkimit Evropian për dialogun Kosovë-Serbi, në raportin e përjavshëm të punës ka njoftuar se “përgatitjet për takimin e dialogut të nivelit të lartë më 14 shtator po zhvillohen me shpejtësi” dhe se “po punohet drejt rezultateve pozitive”.

Gjatë takimit me zëvendëskryeministrin dhe kryenegociatorin e Kosovës, Besnik Bislimi, Lajçak tha se u diskutuan strategjitë për avancimin e normalizimit të marrëdhënieve ndërmjet Kosovës dhe Serbisë. “Të mërkurën mirëprita në Bruksel zëvendëskryeministrin dhe kryenegociatorin e Kosovës Besnik Bislimi. Diskutuam se si të avancojmë normalizimin e marrëdhënieve” – tha Lajçak.

Emisari i BE-së foli edhe për takimin me komandantin e KFOR-it të NATO-s, gjeneralmajor Ristuccia, me të cilin tha se u diskutua “mbi zhvillimet në terren” dhe “për burimet e mundshme të tensioneve në të ardhmen”.

Më vonë të martën, u takova me komandantin e KFOR-it të NATO-s, gjeneralmajor Ristuccia. Ishte mirë të shkëmbejmë shënime mbi zhvillimet në terren dhe të ndajmë vlerësimet tona për burimet e mundshme të tensioneve në të ardhmen. Unë jam mirënjohës për punën jetike të KFOR-it në ndërtimin e një mjedisi të sigurt në Kosovë.

Lidhur me takimin dhe takimin e radhës më 14 shtator ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, Lajçak tha se përgatitjet “po zhvillohen me shpejtësi”. “Përgatitjet për takimin e Dialogut të Nivelit të Lartë më 14 shtator po zhvillohen me shpejtësi të plotë dhe ne po punojmë drejt rezultateve pozitive.”