Ads: Merr BB VIP Falas me Premium 12 Mujore

Lajme

Vrasja në Podujevë, deklarohet Prokuroria

Prokuroria Themelore e Prishtinës ka deklaruar se i ka ndërmarrë veprimet hetimore për t’i mësuar rrethanat e vrasjes që ndodhi sot rreth orës 12:30 në një market në rrugën “Zahir Pajaziti” në Podujevë.

I dyshuari për vrasjen e 30-vjeçarit Valmir B. në Podujevë të hënën, dyshohet se ndodhej brenda një marketi në Podujevë para se ta kryente krimin.

Si pasojë e gjuajtjes me armë zjarri, një burrë mbeti i vrarë dhe një grua e plagosur.

E, sipas zëdhënëses së Prokurorisë Themelore në Prishtinë, Laureta Ulaj, prokurori kujdestar nga Departamenti i Krimeve të Rënda doli në vendin e ngjarjes me të pranuar informatën për vrasjen e një burri në mesditë.

“Sipas informatave fillestare, në rrugën “Zahir Pajaziti” Podujevë, nga të shtënat me armë zjarri, një person nuk ka mundur t’iu mbijetoj plagëve të marra nga arma e zjarrit, me ç’rast nga ekipi mjekësor është konstatuar pa shenja jete, ndërkaq një person tjetër është plagosur dhe dërguar për ta marrë ndihmën mjekësore”, u shpreh ajo për mediat të hënën.

Po ashtu, ajo tha se “Prokuroria në koordinim me Policinë janë duke i ndërmarrë të gjitha veprimet e nevojshme hetimore, për t’i ndriçuar rrethanat e rastit, si dhe identifikuar personat e dyshuar”.