Jeni kureshtarë të dini se si pritet të jetë java për shenjën tuaj të horoskopit?
Epo, kureshtjen tuaj do ta shuajë astrologia Meri Shehu, e cila në emisionin “Rudina” në Tv Klan ka treguar përmes yjeve sesi do të shkojë java për çdo shenjë të horoskopit.
Dashi – 2 YJE
Do të jetë një javë e lodhshme duke u marrë vetëm me punën, me punën, me punën. Hëna e re në datën 14 jep një çlirim pune dhe Mërkuri në datën 15 jep një çlirim pune, por ka shumë antagonizëm Dashi pasi Marsi në Peshore vijon me antagonizimin e vet. Dashi ka probleme ekonomike.
Demi – 3 YJE
Demët janë në një pozicion më komod përsa i përket dashurisë, fushës së krijimtarisë. Mund të kemi dhe debate akoma në lidhje me punën dhe madje do të vazhdojnë edhe 2 muaj debatet, por pak a shumë këtë periudhë qetësohen dhe relaksohen në dëshirat e tyre. Atë që duan, e arrijnë, e zotërojnë.
Binjakët – 2 YJE
Çlirohen në datën 14 nga Hëna e re në çështjet familjare, fillojnë një veprimtari, por sikur e fillon nga e para çdo gjë ka lodhjen e vet. Çlirohen dhe nga Mërkuri i kundërt që është dhe planeti i tyre, kështu që shumë plane dhe projekte fillojnë dhe ecin mirë. Në dashuri fillojnë me atë kokëfortësinë e tyre që të zotërojnë dhe bëhen më zotërues. Supozohet se kjo javë të japë lajme pozitive për Binjakët.
Gaforrja 4 YJE
Do të vazhdojë mirë ekonomikisht kësaj jave. I është çliruar Afërdita nga ana e kundërt dhe nuk do t’i japë më këto presionet ekonomike. Të shikojmë Kometën çfarë po bën tani në çështjet ekonomike. Çlirimi i disa projekteve dhe planeve të Gaforreve, Hëna e re dhe Mërkuri që nuk do të jetë më i kundërt, tregon se strategjia e tyre do të jetë më e qartë, më e saktë dhe pa pengesa.
Luani – 2 YJE
Kometa kalon nga Luanët, por këta do të marrin 2 yje. Nuk e di se çfarë lajmesh të rëndësishme presin. Jeta e tyre mund të ndryshojë fuqishëm, mund të ketë filluar të ndryshojë që para 2-3 mujash. Mbase e kanë kuptuar, por do të vazhdojë edhe 2-3 muaj të tjerë në këtë efekte ndryshimesh. Po çliriohen ekonomikisht, por ky çlirim shqoërohet me shpenzime të tepërta, por ka një çlirim deri diku.
Virgjëresha – 5 YJE
Ju duhej një kometë afër tokës që të çlironte disi më shumë energji Virgjëreshe. Kështu që shumë Virgjëresha çlirohen, Hëna e re në shenjën e tyre dhe Mërkuri i kundërt, bën që Virgjëreshat të çlirohen nga pengesat dhe nga disa struktura. Ngelen prapaskenat sërish për Virgjëreshën.
Peshorja – 3 YJE
Marsi në shenjën e tyre është shumë i fuqishëm dhe shumë dominant. Jep veprimtari, por ngelet në prapaskenë puna dhe një veprimtari mbrapa shpine e bashkëpunëtorëve apo e aleatëve. Kujdes shëndetin Virgjëreshët!
Akrepi – 4 YJE
Akrepët çlirohen në jetën sociale dhe emri i tyre merr më shumë famë, veprimtari, njohje dhe rikthime të mira në punë ose largime nga keqkuptimet e mundshme që mund të kenë ndodhur. Por sërish, pas shpine Akrepët kanë Marsin që vijon dhe i godet.
Shigjetari – 3 YJE
Shigjetarët çlirohen në një problematikë pune. Ka një rrëmujë aty, por pas datës 15 çlirohet kjo rrëumjë dhe vijnë përpara plane dhe projekte shumë pozitive dhe në dashuri vijojn të ecin mirë. Madje komunikojnë dhe me jashtë.
Bricjapi – 3 YJE
Bricjapët shenjë e tokës, ecin mirë me çlirimin e Virgjëreshës nga Mërkuri i kundërt dhe Hëna e re në Virgjëreshë ju jep projekte për jashtë, komunikime, hapen punët, puset e rezervat. Në dashuri, fillojnë dhe ecin mirë e madje marrin dhe një pronësi në zotërim.
Ujori – 3 YJE
Janë një nga shenjat që favorizohen më shumë nga kontaktet me jashtë, por u çlirohet ana ekonomike e bllokuar, apo pengesa dhe vonesat në ekonomi dhe shumë Ujorë do ta shijojnë këtë periudhë në dashuri dhe në çift.
Peshqit – 4 YJE
Janë paksa të keqkuptuar dhe vazhdojnë të hutohen me Neptunin, nuk i shikojnë mirë gjërat. Me pak përqëndrim, shumë Peshq do të rrregullojnë disa gabime në këtë periudhë, ose fjalët që kanë thënë apo vendimet e gabuara që kanë marrë. Peshqit fillojnë dhe futen në një projekt pas datës 14-15 gjithmonë.