Luizi ka ndërmarrë një veprim që i ka habitur fansat. Këngëtari ka hequr nga Instagrami Arbanën dhe Eduartin për arsye që ende nuk dihen. E si të mos mjaftonte kjo, ai ka lënë të kuptohet që do i vijë rradha edhe Efit.
“Do i vijë koha edhe diplomacisë”, i përgjigjet Luizi një fansi.
Por duket se Efi i ka paraprirë veprimit të Luizit dhe e ka hequr vetë e para. Ish-banorja ka postuar edhe një video ku i drejtohet kësaj situate.
“Duke qenë se u lodha shumë nga kjo historia e Bigut do doja t’ju thoja që mund të më hiqni lirshëm sepse kam hallet e mia. Kam aq shumë gjëra në kokë, po vazhdoj jetën time dhe kjo historia po më hap barkun”, shprehet Efi.
https://www.instagram.com/xing.al/?utm_source=ig_embed&ig_rid=704dd3c9-d660-4d5a-b2bc-23a41fb0563a