Ads: Merr BB VIP Falas me Premium 12 Mujore

Lajme

MB: Gjashtë personat e vrarë në Greqi janë turq

Ministria e Brendshme shqiptare, në një reagim për mediat sa i takon masakrës me 6 të vrarë në Athinë thotë se nga informacionet paraprake nga autoritetet fqinje rezulton se viktimat nuk janë shqiptarë, por turq.

“Zyra e Ministrit të Brendshëm ka ndjekur prej momentit të parë ngjarjen në Greqi dhe nga informacioni paraprak nga autoritetet greke jemi informuar se viktimat kanë shtetësi turke me karta identiteti të një vendi të BE”, thuhet në një reagim për mediat.

Ngjarja e rëndë ndodhi pasditen e së hënës në periferi të kryeqytetit grek. 6 viktimat u gjetën të ekzekutuar në një makinë me targa gjermane.

Mediat greke shkruanin se viktimat dyshohet se ishin shqiptarë, megjithatë kjo nuk ishte konfirmuar. Paraprakisht masakra në fjalë dyshohet të ketë ardhur si pasojë e përplasjes mes bandave./tvklan/

Tags: