Ads: Merr BB VIP Falas me Premium 12 Mujore

Lajme

​Kurti takon komandantin e ardhshëm të KFOR-it, flasin për paqen dhe sigurinë

 
   

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka takuar të hënën komandantin e ardhshëm të KFOR-it, gjeneralmajor Özkan Ulutaş.

Kurti ka njoftuar me komandantin Ulutaş pret të bashkëpunojë ngushtë për qëllimet dhe objektivat e përbashkëta, për paqe dhe siguri.

“Pata kënaqësinë të pres dhe të takoj komandantin e ardhshëm të NATO-KFOR-it, gjeneralmajor Özkan Ulutaş dhe ekipin e tij, dje gjatë darkës.

I udhëhequr nga angazhimi i përbashkët për paqen dhe sigurinë, pres me padurim të punoj ngushtë për qëllimet dhe objektivat e përbashkëta”, shkruan Kurti në Twitter.