Ads: Merr BB VIP Falas me Premium 12 Mujore

Lajme

Remi jep detaje për arrestimin, tregon çfarë i sekuestroi EULEX

 
   

Ish-komandanti i UÇK-së, Rrustem Mustafa, ka thënë se sot rreth orës 20:00 para shtëpisë së tij i janë prezentuar hetuesit e Gjykatës Speciale të Kosovës me një urdhër nga prokuroria e Gjykatës Speciale për kontroll të telefonit.

Në një postim në Facebook, ai ka theksuar se tani gjendet në shtëpi pas intervistimit që pati.

“Gojarisht më shpjeguan se duhet të bëjmë një bisedë zyrtare në zyre të Eulex-it”.

“Personeli nga Gjykata Speciale janë sjellë me respekt. Në zyre të Eulex-it më është sekuestruar telefoni im dhe posa është bërë kjo kontroll pa asnjë interesim shtesë nga ana e tyre, ka përfunduar biseda dhe tani gjendem në shtëpi”, ka shkruar ish-komandant Remi.