Një grua humbi jetën këtë të mërkurë në Tiranë, pasi ra në kontakt me energjinë elektrike. Burime zyrtare të policisë thonë se ngjarja ndodhi në tarracën e banesës së viktimës, që ndodhet në afërsi të TEG-ut.
“Më datë 13.09.2023, në afërsi të TEG-ut, shtetasja L. M., 52 vjeçe, në tarracën e banesës së saj, ka rënë në kontakt me rrymën elektrike dhe si pasojë ka ndërruar jetë. Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes”, thuhet në një njoftim të Policisë së Tiranës./tvklan.al