Ads: Merr BB VIP Falas me Premium 12 Mujore

Lajme

Vrasja e dëshmitarit që tregoi lidhjet kriminale të ish-kryeministrit, ‘shpërthen’ Artan Hoxha: Berisha nuk guxon as t’i përmend emrin se ka frikë mos çohet nga varri, madje as Rama që përfitoi aq shumë nga denoncimi i tij

Gazetari Artan Hoxha ka kujtuar vdekjen e Kosta Trebickës. Më 12 shtator të vitit 2008, dëshmitari kryesor i tragjedisë së Gërdecit u gjet i pajetë në Voskopojë.

Autoritetet thanë se ishte aksident, por të gjithë e dinë se ai u eliminua që të mos tregonte të vërtetën e demontimit të armëve. Edhe Hoxha është në të njëjtën linjë, ku deklaron se Berisha nuk e kujton kurrë vdekjen e Trebickës.

Postimi i plotë:

Pse e harrojne Kosta Trebicken?!

Nuk guxojne as tia permendin emrin se mos ben vaki dhe çohet nga varri.

Aq shume frike e kane.

Nuk guxon ta permend ish-kryeministri ne detyre Sali Berisha, sot shef i opozites, sepse Kosta u tregoi shqiptareve sesa thelle kishte shkuar korrupsioni ne qeverine e tij, sa nuk kursente as jetet e tyre per t’u pasuruar.

Nuk guxon tia permend emrin as ish-shefi i opozites Edi Rama, sot kryeministri ne detyre, qe perfitoi aq shume nga denoncimi i Kostes dhe i premtoi mbrojtje politike.

Prita me kot dje, qe ne 15 vjetorin e vdekjes(vrasjes) “aksidentale” te Kosta Trebickes, dikush nga ATA lart tia kujtonte emrin, qofte dhe per te perfituar politikisht.

Por jo. Askush nuk e beri ate “gabim”.

Emri i Kosta Trebickes u kall daten.

U kujton duart e zhytura ne korrupsion.

U kujton se si i varrosen jetet e femijeve dhe shqiptareve te varfer pa piken e meshires, vetem e vetem per t’u pasuruar.

U kujton malet me prova dhe fakte te groposura bashke me viktimat, qe denoncojne krimet dhe masakrat barbare te kesaj kaste politike ndaj popullit te vet.

Pikerisht per kete fakt, Kosta Trebicka, meriton te nderohet, si deshmori qe denoncoi korrupsionin qeveritaro-politik.

Me 12 shtator 2008, humbi jeten(u vra) ne rrethana misterioze Kosta Trebicka, biznesmeni qe beri ripaketimin e municioneve prodhim kinez te Ushtrise Shqiptare, te cilat iu shiten ushtrise Afgane nepermjet nje tenderi prej 300 milione dollaresh te Pentagonit.

Deshmitari kyç i skandalit te Gerdecit, njeriu qe denoncoi korrupsionin qeveritar.

Qe tregoi lidhjen kriminale te qeverise Berisha, familjes se tij, institucioneve shteterore dhe nje grupi biznesmenesh kliente te preferuar.

15 vite me pare, me 12 shtator 2008, kufoma e Kosta Trebickes u gjet e hedhur ne nje rruge rurale ne periferi te Voskopojes, ne rrethana qe nuk u hetuan kurre ne menyre shterruese.

Njeriu qe tentoi te luante “te penduarin”, pasi kishte qene dhe vete, pjese e trafikut te municioneve te Ushtrise Shqiptare, heshti per gjithmone, duke marre me vete gjithe sekretet qe ne ndoshta nuk do t’i mesojme kurre.

Ne te vertete, Kosta Trebicka eshte viktima e 27 e tragjedise se Gerdecit, te cilin nuk e vrau shperthimi i madh i barutit ne depot e demontimit, por e vrau shperthimi i skandalit te madh te qeverise Berisha…

Sot eshte fiks dita per te kujtuar ata qe thane te verteten, dhe per te mos i harruar kurre, ata qe e varrosen te verteten…

Harresa e djeshme eshte me e dhimbshme se vet vdekja tragjike e Kostes.

Edhe pse kane kaluar 15 vite nga ajo ngjarje tragjike, eshtrat e Kostes mund te jene tretur, por frika prej emrit te tij dhe asaj qe ai denoncoi, nuk u ka dale ende…