Ads: Merr BB VIP Falas me Premium 12 Mujore

Lajme

Specialja ia konfiskon telefonin vëllait të Calit, avokati: Dyshohet për veprën penale “pengim i drejtësisë”

 
   

Me urdhër të Prokurorisë së Dhomave të Specializuara të Kosovës në Hagë, zyrtarë të EULEX-it ia kanë konfiskuar telefonin Arben Mustafës, vëllait të Salih Mustafës – Calit.

Lajmin e ka konfirmuar avokati i Mustafës, Betim Shala, i cili tha se ngjarja ka ndodhur rreth orës 16:00.

“Po është e vërtetë. Ka ndodhur sot rreth orës 16. Telefonin e ka konfiskuar policia e EULEX-it.  Kjo është bërë me vendim të gjyqtarit të Gjykatës së Dhomave të Specializuara në Hagë”.

“Ekziston dyshimi i kryerjes së veprës penale “pengim i drejtësisë”. Për momentin vetëm ky hap procedural është marrë, pra konfiskimi i telefonit”, tha Shala për klanin.

Tutje, Shala tha se pas ekzaminimit të telefonit të Mustafës atëherë do të vërtetohet se nuk ka asgjë të vërtetë në pretendimet e Prokurorisë.