Kryetari i Komunës së Preshevës, Shqiprim Arifi, është takuar sot me emisarin e SHBA-së për Ballkanin Perëndimor, Gabriel Escobar.
Arifi ka thënë se në këtë takim kanë folur për zhvillimet aktuale politike dhe veçanërisht për çështjen e Luginës së Preshevës.
Ai ka potencuar se në këtë takim ka adresuar shqetësimin rreth privimit të të drejtave bazë të shqiptarëve të Luginës së Preshevës dhe ka kërkuar ndalimin e procesit të pasivizimit të adresave të shqiptarëve.
Në fund Arifi ka shtuar se lidhja e ngushtë politike me SHBA është e pandryshueshme dhe garancë për forcmin e Republikës së Kosovës. Kreu i Preshevës thotë se sa më e fortë të jetë Kosova aq më mirë për Luginën e Preshevës.
“Në takim me Zëvendës-ndihmësin e Sekretarit të Shtetit dhe i dërguar i posaçëm i SHBA-ve për Ballkanin Perëndimor, z.Gabriel Escobar, mundësi diskutimi mbi zhvillimet aktuale politike dhe veçanërisht për çështjen e Luginës së Preshevës.
Adresova shqetësimin e madh mbi privimin e të drejtave bazë të shqiptarëve në Luginë të Preshevës si dhe kërkova ndalimin e procesit të pasivizimit të adresave, proces i cili shkelë drejtpërdrejtë të drejtat elementare njerëzore.
Lidhja e ngushtë politike me SHBA-në është e pandryshueshme dhe njëherit garancë për forcimin e Republikës së Kosovës. Sa më e fortë Kosova, po aq Lugina e Preshevës!”, ka shkruar Arifi.