Saimir Rexhepi, i njohur ndryshe si Ujku i Cërrikut është një nga të arrestuarit gjatë megaoperacionit “Tempulli” të zhvilluar nga Policia e Shtetit.
Në kuadër të këtij operacioni deri në këto momente, janë ekzekutuar 216 masa sigurie dhe janë arrestuar në flagrancë 30 shtetas.
Në Elbasan janë arrestuar 7 persona, mes tyre edhe efektivi Saimir Hysa.
Gjithashtu janë arrestur shtetasit Glidi Ballolli, Frencesk Braho, Evis Duzha, Rapi Malaj, Saimir Rexhepi e Stiven Faqolli.
Ata akuzohen për trafik droge, armë pa leje e trafik veprash arit.