TIRANË- E pazakontë ajo që shihet nga video e servirur nga policia për arrestimin e personave gjatë operacionit antidrogë. Në njërën prej tyre shfaqet Saimir Rexhepi, i ashtëquaqjturi ‘Ujku i Cërrikut’.
Ai është një nga të arrestuarit e megaoperacionit policor ‘Tempulli’ ditën e sotme. Rexhepi, për publikun e gjerë njihet me nofkën ‘Ujku i Cërrikut’ është një nga fenomenet e rrjeteve sociale. Ai është bërë i njohur nga emisioni ‘Zonë e Lirë’, teksa e quan vetën ujk.
Rexhepi, i cili jeton në Cërrik, shpesh shihet në rrugët e Tiranës me një kurorë që mban në kokë. Dhe në momentin e arrestimit të tij, Ujku i Cërrikut, nuk e ka hequr kurorën. Siç shihet dhe nga videoja e mëposhtme, Rexhepi në momentin që shoqërohet në polici, është me kurorë në kokë dhe ulëret.
Në kuadër të operacionit që zgjati rreth 8 muaj janë bllokuar sasi të mëdha droge që do të hidheshin në treg në doza të vogla Policia ka sekuestruar 829 kg kanabisi një pjesë e përpunuar në formë çokollatë, 61 kg kokainë, 15 kg heroinë, 15 kg drogë ekstazi. Gjithashtu 1541 shtetas janë proceduar në gjendje të lirë për shitje lëndësh narkotike, janë ushtruar kontrolle në 356 ambjente të ndryshme, janë goditur 23 grupe kriminale, 214 masa sigurie janë ekzekutuar, në kërkim janë shpallur 82 persona, 19 persona janë arrestuar ne flagrancë. Policia ka sekuestruar edhe aparate celularë, makina, armë, para dhe mjete që përdorenin për peshimin e drogës dhe ndarjen në doza të vogla. Sipas Rrumbullakut, një pjesë e madhe e të arrestuarve janë anëtarë të 23 grupeve kriminale, në qytete si Tirana, Durrësi, Korça, Elbasani e Vlora.
https://www.cdnimpuls.com/video/650351f2be465.mp4?_=2