Ads: Merr BB VIP Falas me Premium 12 Mujore

Lajme

Gaxherri: Me mujt nesër e dërgojmë vendin në zgjedhje

 
   

Anëtarja e kryesisë së LDK-së, Besa Gaxherri, thotë se ka arsye për të shkuar vendi në zgjedhje, pasi që sipas saj situata politike është keq në Kosovë.

Gaxherrit, deklaron se janë të gatshëm të shkojnë në zgjedhje qysh nesër.

“Me mujt nesër kishim shku në zgjedhje, natyrisht sepse jemi të përgatitur tashmë, pikërisht për këtë gjë e kemi bërë këtë punë edhe programin edhe po e përmbyllim procesin zgjedhor brenda partisë politike, të shohim na mbetët vetëm Kuvendi Qendror, i cili është në fund të shtator. Pra, jemi krejtësisht të përgatitur për zgjedhje dhe kemi një matje, ne kemi dalë para një viti, dhe jemi të parët si parti. Ne kemi arsye me kërku për me shku në zgjedhje, përveç këtyre matjeve tona kemi arsyen kryesore që vendi është keq, por fatkeqësisht qeveria parakohësh shkon me mocion, shkon me votë në Kuvend”, tha ajo.

Gaxheri tha se nuk i kanë votat e mjaftueshme për ta rrezuar Qeverinë e Kosovës, por që sipas saj, nuk do të jetë e pamundshme.

“Nuk i kemi votat e mjaftueshme për ta rrëzuar këtë Qeveri, por nuk do të jetë e pamundshme. Ne duhet, dhe jemi duke punuar, jemi duke punuar edhe me deputetë të mazhorancës, jemi duke punuar edhe me vetëveteven edhe me partitë tjera politike dhe jemi duke përcjellë situatën politike dhe sjelljen e Kurtit në çdo moment dhe uroj që vërtetë Kurti o të bëjë një kthesë radikale që është gati e pamundshme o të shkojë vetë, ose neve na duhet të gjejmë metodë tjetër në qoftë se nuk i kemi numrat, që ndoshta do të jetë edhe më radikale tek e fundit demokratike, sepse Kosova nuk mundet me qëndru në këtë situatë të jashtëzakonshme-jonormale”, shtoi ajo.