Ads: Merr BB VIP Falas me Premium 12 Mujore

Horoskopi

Parashikimi i motit/ Kthjellime dhe vranësira kalimtare, pasditja sjell reshje të izoluara shiu

Orët e para të mëngjesit do të vijojnë në ndikimin e kthjellimeve dhe vranësirave të lehta e kalimtare në pothuajse të gjithë territorin e vendit por gradualisht gjatë pasdites dhe mbrëmjes vranësirat pritet të bëhen më të dukshme ku në ekstremin verior do të rrezikojnë reshje të pakta dhe të izoluara shiu. Orët e vona të natës përmirësojnë dukshëm kushte atmosferike në të gjithë territorin e vendit.

Temperaturat e ajrit do të ulen lehtë në mëngjes, por mbeten konstante në mesditë duke luhatur vlerat ditore nga 11°C deri në 34°C. Era do të fryjë e lehtë dhe mesatare me shpejtësi 30 km/h nga drejtimi Perëndimor dhe Veriperëndimor, duke krijuar në brigjet detare dallgëzim 2 ballë.

Kosova

Territori i Kosovës përgjatë gjithë të premte; do të jetë me alternime kthjellimesh dhe kalime të shpeshta të vranësirave të cilat më të dukshme do të jenë në zonat veriore të vendit. Parashikohet që kthjellimet më të theksuara të jenë në zonat Jugore të Kosovës. Ndërsa në zonat Veriore dhe veriperëndimore, herë pas here vranësirat pritet të pësojnë zhvillime të përkohshme duke gjeneruar reshje të pakta shiu. Temperaturat e ajrit do të arrijnë deri në 32 gradë C.

Maqedonia e Veriut

Pjesa më e madhe e territorit të MV parashikohet që të jetë nën dominimin e kushteve të qëndrueshme atmosferike, duke bërë që të ketë mbizotërim të kthjellimeve dhe kalime vranësirash. Më të dukshme kthjellimet pritet të jenë në zonat Jugore dhe Jugperëndimore në orët e para të ditës. Ndërsa në vijim do të theksohen vranësirat të cilat më të fokusuara do të jenë në zonat veriperëndimore duke sjellë momente të pakta me pika shiu. Temperaturat e ajrit do të luhaten nga 10 gradë C më e ulëta deri në 33 gradë C pritet vlera maksimale në rang territori.

Europa

Pjesa më e madhe e kontinentit Europian do të jetë nën dominimin e kushteve të paqëndrueshme atmosferike, duke sjellë në Veri dhe disa zona në Qendër të kontinentit vranësira të shumta dhe rrebeshe shiu. Po ashtu; Ishujt Britanikë, gadishulli Iberik dhe pjesërisht gadishulli i Ballkanit do të dominohen nga vranësira dhe shira të përkohKthshëm ku herë pas here në Ballkanin Veriperëndimor do të ketë edhe fuqizim të parametrit të erës. Ndërsa; Brigjet e Egjeut dhe brigjet e detit të zi do të jenë nën ndikimin e motit të kthjellët dhe temperaturave të larta. Në kushte të qëndrueshme atmosferike do të paraqitet edhe Europa Lindore./abcnews.al