Ads: Merr BB VIP Falas me Premium 12 Mujore

Lajme

E trishtë, vdes në moshën 35-vjeçare prezantuesja e njohur, la pas 1 vajzën 1 vjeç

Prezantuesja e njohur britanike Maddy Anholt ka ndërruar jetë në moshën 35 pas një kanceri agresiv në tru. Figura e njohur e radios e televizionit, si dhe aktiviste bamirësie zbuloi para pak kohësh se kishte një kancer agresiv të trurit pak pas lindjes së vajzës së saj Opal vitin e kaluar.

Maddy kishte programin e saj radiofonik në Radio 4 dhe kishte luajtur role në serialet e BBC, ITV e Channel 4 në Britani.

Familja e saj njoftoi lajmin tragjik disa orë pas vdekjes duke thënë se javët e fundit ajo i kaloi në shtëpinë e prindërve.

Prezantuesja lë prapa bashkëshortin Ben, bijën e tyre një-vjeçare Opal, vëllanë dhe prindërit e saj.

E ndjera kreu disa ndërhyrje kirurgjikale dhe trajtime të paefektshme kundër kancerit para vdekjes të mërkurën. Maddy po punonte në romanin e saj të parë dhe mezi priste të niste promovimin e tij.