Ads: Merr BB VIP Falas me Premium 12 Mujore

Lajme

AAK sërish insiston në mocion mosbesimi ndaj Qeverisë Kurti

Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj, tha se situata e krijuar pas dështimit të djeshëm në Bruksel, me tendencë të thellimit të krizës, me pasoja të rënda për popullin e Kosovës, kërkojnë reflektim urgjent nga Kurti dhe qeveria e tij.

Haradinaj, përmes një shkrimi në Facebook thotë se kryeministri Kurti, duhet të japë dorëheqje.

“Ai duhet të dorëhiqet dhe ta kthejë mandatin te populli. Këtë veprim duhet ta bëjë edhe nëse ai mendon se është në rrugë të drejtë. Ai obligohet ta pyes popullin se çka mendon për veprimet e tij. Në demokraci zgjedhjet janë përgjigja më e mirë”, shkroi Haradinaj.

“Në rast të mungesës së reflektimit të Kurtit, mbetet përgjegjësi e ne të tjerëve, të bashkohemi e të veprojmë urgjent për ta dërguar vendin në zgjedhje, duke e shkarkuar Kurtin përmes mocionit të mosbesimit. Është koha ta pyesim popullin se si të dalim nga kjo gjendje e rrezikshme”, përfundon Haradinaj.